Pamje të rënda/ E veshur keq dhe e paushqyer, shihni se si kjo nënën në Kinë rrit dhe jeton me 8 fëmijët në një kasolle

Një video, ku shfaqet një nënë kineze dhe 8 fëmijët e saj të mbyllur në një kasolle e të lidhur me zinxhirë, ka shkaktuar zemërim të madh. Mediat e huaja shkruajnë se kjo familje strehohet në Xozhu, një provincë lindore në Jiangsu.

Në video, gruaja shfaqet e frikësuar dhe e paaftë për të kuptuar pyetjet e bëra.
Ajo është e veshur vetëm me një shtresë të lehtë rrobash, pavarësisht temperaturave të ftohta të dimrit.

Sipas BBC, që kur u postua të premten, videoja ka nxitur diskutime të ashpra për trafikimin e qenieve njerëzore në zonat e varfra rurale të Kinës, pavarësisht detajeve të pakta të disponueshme për këtë rast të veçantë.
Shumë përdorues të rrjetit bënë krahasime me një film kinez të vitit 2007 “Blind Mountain”, i cili tregon historinë e një gruaje të re që rrëmbehet dhe shitet si skllave.
Ndërkohë autoritetet dhanë një deklaratë të premten duke hedhur poshtë çdo spekulim rreth rrëmbimit.

Ata e identifikuan gruan me mbiemrin e saj Yang, nga qyteti i Feng County Huankou.
Ata thanë se ajo ishte martuar me burrin e saj, të identifikuar si z. Dong në vitin 1998 dhe ishte diagnostikuar me një sëmundje të shëndetit mendor. Familja e tij u kishte thënë autoriteteve lokale se zonja Yang kishte shpesh “shpërthime të dhunshme”.

Por përgjigja nga zyrtarët zemëroi më tej përdoruesit e rrjetit, të cilët kritikuan autoritetet për mos adresimin e çështjes së ndalimit të saj, përdorimit të zinxhirëve dhe rreth mirëqenies së saj të përgjithshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.