Pamje të rënda, kasaphanë në SHBA, burri nxjerr automatikun nga dritarja e makinës dhe qëllon pamëshirshëm njerëzit në trotuar (VIDEO)

Kamerat e sigurisë në Filadelfia të SHBA-së, kanë fiksuar momentin kur një person i armatosur, hap zjarr ndaj një grupi njerëzish që po qëndronin në trotuar.

Në pamje shihet qartë momenti ndërsa makina afrohet pranë kalimtarëve dhe dikush hap xhamin e pasmë duke nxjerrë prej aty një automatik.

Si pasojë e të shtënave një person humbi jetën, ndërsa 5 të tjerë mbetën të plagosur.

Motivet e ngjarjes janë ende të paqarta, por autoritetet dyshojnë se dikush nga të pranishmit ka qenë objektiv i një atentati, pa e saktësuar akoma se kush.

Ndërkohë, autorët e ngjarjes janë ende në kërkim dhe policia ka caktuar 20 mijë dollarë shpërblim për kapjen e tyre.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *