Pamje të rënda/ Luftëtari taleban qëllon pa mëshirë mbi qytetarin (VIDEO)

Situata në Afanistan sa vjen e po agravohet.

Së fundmi në rrjete sociale janë publikuar disa pamje tronditëe, ku pretendohet se një luftëtar taliban, qëllon pa mëshirë mbi një qytetar.

Video në fjalë është publikuar nga një punonjës i televizionit “Tolo Neës”, në Afganistan.

“Një luftëtar taleban po qëllon një burrë që përpiqet të hyjë në Aeroportin e Kabulit. #Afganistan”, ka shkruar ai.
Kujtojmë se tërheqja e trupave amerikane nga Afganistani ka sjellë një sërë problemesh për shtetin islamik.

Atje thuajse kontrollin e të gjithë qyteteve e kanë marrë talebanët dhe po detyrojnë qytetarët që të largohen nga vend ii tyre.

Po të shohësh pamjet nga aeroporti i Kabulit sheh mijëra njerëz, që presin me dëshpërim të largohen. Në atë vend, janë regjistruar dhe viktima, pasi qytetarët, dëshirojnë të ikin në çdo formë, duke rrezikuar edhe veten e tyre.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *