Pamje të rënda, nëna ruse dënon të bijën 3-vjeçare, e tund nga ballkoni i katit të gjashtë, vogëlushja bie dhe ndërron jetë në vend (VIDEO)

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Rusi. Një nënë e re, akuzohet për vrasjen e të bijës së saj 3-vjeçare, pasi e kishte tundur nga ballkoni i katit të gjashtë, si dënim për të qarat e saj.

Vogëlushja e quajtur Anastasia, dëgjohet në disa prej videove duke thënë: Mami, të lutem, kam frikë!” Kur papritur, aksidentalisht, vogëlushja bie nga rreth 20 metra lartësi dhe humb jetë në vend.

Nëna 23-vjeçare Anna Ruzankina, shihet më pas në kamerat e sigurisë duke shkuar për të marrë të bijën e vdekur, duke e mbajtur në ashensor për ta kthyer në apartamentin e familjes në katin e gjashtë në Saratov, shkruan rrjeti vendas Life Neës.

Ajo më pas e tund fëmijën e pajetë duke u përpjekur ta ringjallë. Nëna është arrestuar nga policia dhe nëse shpallet fajtore, mund të dënohet deri në 21 vite burg.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *