Pamje të rënda, një burrë rreh brutalisht një grua në një market në Kosovë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një market në Prishtinë. Një burrë i shoqëruar nga gruaja dhe një fëmijë ka rrahur një grua tjetër.

E gjithë ngjarja ka ndodhur në sytë e familjarëve të tij, teksa burri pa u trembur nga asgjë godet një grua të pambrojtur. Video është shpërndarë nga Sinjali, ndërkohë që nuk dihet për identitetin e viktimës apo të agresorit.

Siç shihet në pamje edhe pse gruaja e të dyshuarit arrin ta largojë njëherë, ai kthehet sërish dhe vazhdon ta godasë me grushte të panjohurën, derisa aty shkon edhe një klient tjetër për t’i ndarë.

Ky rast është raportuar edhe nga Policia e Kosovës në raportin 24-orësh. Policia e Kosovës bën të ditur se i dyshuari është arrestuar dhe ndaj tij është iniciuar rasti “Lëndim i lehtë trupor”.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *