Pamje të rënda, orteku i gurëve rrokulliset vrullshëm nga lartësia e malit në Indi, regjistrohen 9 viktima

Të paktën 9 turistë kanë mbetur të vdekur në një hapësirë fushore në Indi. Ata janë goditur nga ortekë gurësh, që zbrisnin vrullshëm nga lartësia e malit.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Himachal Pardesh. Për lajmin e rëndë ka reaguar dhe kryeministri i këtij shteti indian, i quajtur Jairam Thakur, i cili e ka përshkruar incidentin si të “tmerrshëm”.

Në një video të shpërndarë në “Twitter” shihet se si gurë të mëdhenj rrëshqasin furishëm nga mali dhe godasin automjetet e parkuara, para se të shkatërronin një urë.

Disa prej personave të vdekur thuhet se ishin nga kryeqyteti Delhi.

Nuk dihet ende se çfarë e shkaktoi incidentin, por autoritetet më herët kishin paralajmëruar rrëshqitje të dherave për shkak të shirave të shumta që kishin përshkruar vendin ditët e fundit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *