Pamje të rënda/ Shkelma e grushte, një burrë e një grua në Pejë dhunojnë barbarisht të renë (VIDEO)

Një episod aspak i hijshëm është shënuar këtë të shtunë në Pejë të Kosovë. Mediat atje kanë publikuar pamje, ku një burrë e një grua e një grua dhunojnë barbarisht një tjetër femër.

Në videon e shpërndarë nga mediat, shihet se si vajza e re rrihet nga djali e gruaja.
Policia ka arrestuar në vendin e ngjarjes dy personat që ushtronin dhunë ndaj vajzës në fjalë ndërkohë viktima e sulmit është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Rreth orës 14:00 në rrugën Nëna Tereza në Pejë, Policia ka hasur në një rrahje e cila ishte në progres, ka arrestuar dy persona, viktima është dërguar në spital. Rasti nga Prokurori është cilësuar si lëndim i lehtë. Dy persona janë dërguar në mbajtje”, tha Gashi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *