Pamje të rënda/ Si tentuan ta vrisnin Ibrahim Rugovën në atentat? Ish-truprojat tregon për herë të parë detajet rrëqethëse

Në Kosovë po shënohet 24 maji, dita e Presidentit. E në këtë përvjetor, ish presidentët e Kosovës Fatmir Sejdiu, Behxhet Pacolli, Atifete Jahjaga, bashkë me presidenten Vjosa Osmani kanë nderuar veprën e presidentit historik, Ibrahim Rugova.

“Sot është Dita e Presidentit e shpallur si e tillë nga presidenti historik dr. Ibrahim Rugova sot jam e ndërruar që sëbashku me ish presidentet e filluam ditën duke e nderuar arkitektin e shteti tonë , njeriun i cili e bëri bashkë popullin e Kosovës, në mënyrë që të artikulohet qartë vullneti ynë për liri dhe pavarësisë së vendit tonë. 24 maji është ditë e rëndësishmi sepse përafërsisht rreth tri dekada qytetarët e Kosovës treguan se cili është vullneti i tyre. Treguan që askush nuk mund t’i ndalë në rrugën e tyre të drejtë për shtete të pavarur. Prandaj duke e marrë për bazë kur ishin edhe zgjedhjet e para ku shqiptarët merrnin pjesë masovisht dhe i themeluan institucionet e tyre nëpërmjet vullnetit të lirë. Presidenti Rugova pikërisht 24 majin e shpalli si ditë të Presidentit. Njëkohësisht kjo ditë na kujton jo vetëm historinë por edhe të sotmen dhe rëndësinë e një institucioni të tillë në përfaqësimin e unitetit të popullit, në sigurimin e funksionimit kushtetutës të institucioneve të vendit. Dhe natyrisht si presidente e vendit për mua është e rëndësishme që arkitektin e shtetit tonë ta kujtojmë ta përkujtojmë sëbashku me titullarit e këtij institucioni në faza të ndryshme të ndryshëm të historisë sonë”, tha Osmani.

Pikërisht në këtë përvjetor, ish truporja e Ibrahim Rugovës, Elinda Muriqi, ka treguar detaje për atentatin ndaj Ibrahim Rugovës, atentat ky i bërë më 15 mars të vitit 2005 teksa Rugova shkonte në takim me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Javier Solana.

“Ka qenë atentati që e mbajnë mend të gjithë, atë natë jam kanë mbikëqyrëse punëtore gjatë ndërrimit të natës e kom kry detyrën në 07:00 të mëngjesit, në 08:00 e kemi pas daljen me presidentin, jam kanë pa gjumë hiç edhe u kanë diçka e papërshkrueshme, u kanë diçka që tash kur më kujtohet më shtin në siklet por fati e deshi që ne të gjithë shpëtuam edhe presidenti e vazhdoi takimin me Solanën e atë kohë edhe ajo u kanë sfida që definitivisht e kemi pas me rrezikshmërinë më të lartë që ka ndodhë sa kem qenë unë prezent”, ka treguar Muriqi.

Ish truproja e Rugovës, e cila ende pa i mbushur 18 vite kishte filluar që të jetë në krah të Rugovës, ka rrëfyer se cilat kishin qenë fjalët e para të presidnetit pas atentatit në vitin 2005.

“Por e di që presidenti ka thanë, na kemi dashtë me u kthy në shpi, në rezidencë, jo ne do ta vazhdojmë takimin me Solanën dhe kemi shkuy me e vazhdu takimin. Gjithmonë e kam pasë andërr të jem në krahë të të ndjerit, Ibrahim Rugova. Me ndihmën e babit që ka qenë shumë i afërt me presidentin e kam arritur qëllimin që të jem edhe ndihem shumë e privilegjuar që kam shërbyer në atë kohë për presidentin”, ka treguar Elinda Muriqi.

E një rrëfim për atentatin ndaj Ibrahim Rugovës e ka dhënë edhe ish truproja tjetër, Esat Geci.

“Me kujtohet shumë mirë kjo ditë e erret për Kosovën, po sa shkuam në Presidencë, Presidenti Rugova na tha ai që se ndien veten të sigurt mund të shkoni të familjet e juaja, në këtë rast unë ju drejtova: President nëse vdes unë vinë vëllezërit e tjerë sepse kemi meshkuj shumë, Presidenti Rugova mu drejtua duke më thënë: “Esat për ty dhe familjen tënde e di””, kishte deklaruar Geci, përcjellë “Bota sot”.

Por çfarë kishte thënë Rugova menjëherë pas atentatit më 15 mars 2005?

“Fal Zotit, shpëtova edhe njëherë, e dini kam pasur mjaft këso. Tash një vit gjuajtën mbi shtëpinë time, nuk po i përmendi ato të tjerat…”, kishte deklaruar Rugova, pas atentatit në një konferencë që kishte mbajtur me ish-Përfaqësuesin e Lartë për Politikë të Jashtme të Bashkimit Evropian, Havier Solana.

“Bota sot” u sjellë edhe njëherë pamjet e rënda nga ky atentat, i cili tash e 16 vite ka mbetur i pa zbuluar.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *