Pamje të rënda/ Sportistja bukuroshe shpërfytyrohet gjatë ndeshjes së boksit (FOTO)

Boksierja gjermane Cheyenne Hanson tregon fryrjen e tmerrshme në kokë që ka pësuar pas duelit me ukrainasen Alina Zaitseva, duel i cili u mbyll para kohës së parashikuar.

23 vjeçarja Hanson mori fitoren me pikë pasi përplasi kokën me Zaitseva, çka i shkaktoi një hematomë dhe solli mbylljen e duelit.

21 vjeçarja Zaitseva kishte lajmëruar disa herë gjatë ndeshjes për plagën e rëndë, derisa më në fund doktorët e ringut ndërhynë për t’i dhënë fund përballjes, teksa plagët e Hanson përkeqësoheshin.

“Ia dola, Jam kampionia gjermane e BDB”, shkruante Hanson në rrjetet sociale së bashku me foton e enjtjes së saj të frikshme.

Hanson liston në profilin e saj fitore në disa kompeticione evropiane të ‘kickboxing’ ndërsa me fitoren e fundit përmirëson raportin pozitiv në 7 me 1.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *