Pamje të rënda, “youtuber-it” të njohur i shpërthen arma në fytyrë, humb pjesërisht shikimin (VIDEO)

Një “youtuber” i famshëm ka shpërndarë në rrjete sociale një video, ku është fiksuar momenti kur pushka i shpërthen në fytyrë.

Si pasojë, ish-polici, tashmë influencues i njohur, Scott DeShields Jr, ka humbur pjesërisht shikimin.

Një “youtuber” i famshëm ka shpërndarë një video rrëqethëse, ku shfaqet momenti kur pushka i shpërthen në fytyrë dhe pjesërisht ia humb shikimin.

“Po të mos kishte qenë babai me mua, unë sigurisht se tani nuk do të isha këtu me ju”, ka thënë DeShields Jr.

Pamjet e këtij momenti janë shikuar nga më shumë së 13 milionë njerëz, ku shihet i riu duke mbajtur pushkën Serbu RN-50, e cila në momentin që shkrep plumbin shpërthen duke u bërë ndarë në shumë pjesë para fytyrës së tij.

E si pasojë ai ka të thyer hundën dhe tri kocka tjerë përreth syri, duke e verbuar përkohësisht në syrin e djathtë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *