Pamje tronditëse/ Ish-lojtari i ekipit të futbollit amerikan dhunon rëndë ish të dashurën (VIDEO)








Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Amerikë. Ish lojtari i ekipit të futbollit amerikan, Nju Jork Xhets u bë protagonist pasi dhunoi në mënyrë të turpshme ish të dashurën e tij.

dhun1

Zak Stejsi dhunoi rëndë ish të dashurën e tij Kristina Evans. Ngjarja ndodhi në shtëpinë e kësaj të fundit, ku Zak kishte shkuar të vizitonte djalin e tij. Vajza u shpreh për mediat se policia nuk e kishte parë si gjë ekstreme.

“Policët e Oklandit erdhën në shtëpinë time dhe nuk menduan që ishte një gjë serioze për ta arrestuar në atë moment. Telefonova për katër ditë autoritetet derisa të gjendej zgjidhja”, u shpreh Evans. Ajo u shpreh gjithashtu zhgënjimin e saj për forcën policore, të cilët nuk e trajtuan si duhet këtë incident.

Sipas saj Zak e sulmoi për shkak xhelozie. Çifti janë ndarë që në muajin gusht. Videoja e dhunës ka bërë xhiron e rrjetit. Për momentin Kristina e  ka paditur ish të dashurin, i cili është ende në arrati.

dhun2

cifti

regbi

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.