
Një kamp i fshehtë karantinimi është zbuluar në Kinë. Ata janë kontejnerë të metaltë, brenda së cilëve dyshohet se ndodhen të sëmurë me COVID-19.
Autoritetet në Kinë, mendojnë se përmes kësaj mase do të mund të parandalojnë valën e re të infektimeve me variantin Omicron.
Madje mbi 20 milionë banorë janë mbyllur nëpër shtëpitë e tyre duke iu bashkuar kështu qyteteve Anyang dhe Yuzhou, të cilëve u ndalohet të largohen nga shtëpitë për blerë artikuj të ndryshëm ushqimor.
E në këtë kamp ka gra shtatzënë, fëmijë dhe të moshuar, bëhet fjalë për një kamp në Xi’an, ku brenda kontejnerëve detyrohen të mbyllen të infektuarit për më shumë se dy javë.
Madje në një video shihen punonjësit lokal duke bërë transportimin e ushqimit për të infektuarit, ata janë veshur me rroba të bardha mbrojtëse dhe me kujdes bartnin qeset e najlonit.
(BalkanWeb)
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al