Pamje tronditëse/ Masakër në Çikago, makina merr përpara turmën e njerëzve dhe shkakton 3 viktima (VIDEO)

Një krim i frikshëm ka ndodhur në Çikago, kur një drejtues automjeti është shndërruar në vrasës teksa me gjakftohtësi ka përplasur me makinë një grup personash dhe i ka lënë të vdesin, duke u larguar me shpejtësi.

Pamjet nga vendngjarja janë publikuar në orët e para të mëngjesit të sotëm dhe janë mjaft brutale dhe tronditëse.

Aty shihet se një grup personash kanë qenë në mes të rrugës duke u përleshur, kur papritur makina kalon me shpejtësi marramendëse dhe i hedh të gjithë në ajër.

Sipas TMZ, duke cituar deklaratat e oficerëve të policisë së Çikagos, incidenti i tmerrshëm ndodhi në një bllok të S. Jeffery Blvd pranë Jackson Park, në jug të qytetit.

Shoferi i mori jetën katër personave, me tre prej të cilëve që ndërruan jetë menjëherë.

Njëri prej tyre u dërgua në një spital lokal, por gjendja e tij mbetet e panjohur, ndërsa policia po heton makinën dhe drejtuesin e saj si dhe arsyet e masakrës.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.