Pamje tronditëse nga Polonia/ Qindra emigrantë mbërrijnë në kufi nga Bjellorusia, por kthehen mbrapsht. BE akuza Lukashenkos

Qindra emigrantë mbërritën më këmbë në kufirin mes Bjellorusisë dhe Polonisë për të aplikuar për azil politik në Varshavë dhe kordoni policor dhe ushtarak i ktheu mbrapsht.

Kryesisht bëhet fjalë për gra dhe fëmijë që po tentonin të hynin ilegalisht në zonën në jug të pikës kufitare në Kuznica Bialostocka, thonë burime të ministrisë së brendshme.

“Jemi gati të mbrohemi”, tha ministri i Mbrojtjes Mariausz Blaszczak në “Twitter”, duke kujtuar se ka 12,000 ushtarë në zonë. Ndërkohë, njësia e krizës takohet me ministrin Pawel Soloch të Zyrës së Sigurisë Kombëtare për të krijuar një plan veprimi.

Mijëra ushtarë të dislokuar në kufij
Situata po nxehet dhe njësitë e antiterrorizmit janë vendosur për të përballuar ardhjen e mbi një mijë azilkërkuesve. Zëvendësministri i Brendshëm polak Maciej Vonsik shpjegoi se ka njësi shtesë të Gardës Kufitare dhe njësive të anti-terrorizmit. Sipas një zëdhënësi të Komisionit Shtetëror të Kufijve të Minskut, Anton Bychkovsky, i cituar nga Sputnik, “të huajt që janë afër kufirit kanë deklaruar synimin e tyre për të hyrë në territor dhe për të ushtruar të drejtën për të aplikuar për statusin e refugjatit në BE”.

Aktivistja bjelloruse: Emigrantët e shtyrë në kufi nga njerëz të armatosur
Disa video në mediat sociale tregojnë ardhjen e refugjatëve. Ndër të tjera, është një e postuar në Tëitter nga Sviatlana Tsikhanouskaya, një politikane dhe aktiviste bjelloruse, e cila shkruan: “Regjimi bjellorus intensifikon krizën kufitare: emigrantët shtyhen në kufi nga njerëz të armatosur. Trafiku i emigrantëve, dhuna dhe keqtrajtimet duhet të ndërpriten. Duhet një përgjigje e fortë.”

BE: Lukashenko dëshiron të destabilizojë BE-në
“Sigurisht, ky është vazhdimi i përpjekjes së dëshpëruar nga regjimi i Lukashenkos për të destabilizuar BE-në dhe për të shfrytëzuar njerëzit për qëllime politike”, tha zëdhënësi i Komisionit Evropian Adalbert Jahnz.
Bashkimi Evropian është i ashpër me Bjellorusinë për situatën alarmante të emigrantëve. Zëdhënësi i BE-së kujtoi se “në javët e fundit Varshava ka raportuar 3 mijë kalime të paligjshme kufitare çdo javë”.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *