
Një oficer i policisë australiane akuzohet se ka ngacmuar seksualisht një të mitur 13 vjeçe.
Lajmi është publikuar nga Daily Mail, e cila ka publikuar edhe videon e ngacmimit në fjalë.
E gjitha ka nisur në ashensor, ku oficeri Glenn Roche, shihet teksa ngacmon të miturën, e cila, bën lëvizje të shpejta dhe e shpreh hapur frikën.
Roche ka pretenduar para gjykatësit se e gjitha ishte një lojë, por dëshmia e tij nuk duket bindëse.
Kështu pritet që një vendim ndaj tij të jepet në muajin gusht, ndërsa aktualisht është duke u mbajtur në qeli.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al