Pamjet apokaliptike nga Britania/ Zjarrfikëse, helikopterë dhe banorë të evakuuar, zjarret shkrumbojnë një bllok të tërë banesash (FOTO)

Dita e sotme është shënuar si më e nxehta në historinë e Britanisë, ndërsa temperaturat përvëluese kanë nxitur zjarre të shumta.

Kur vendi po lufton me temperaturat më të larta të regjistruara ndonjëherë, shumë shtëpi janë shkatërruar nga flakët pasi një zjarr i madh u përhap në një fshat në lindje të Londrës.

Brigada e zjarrfikësve të Londrës ka raportuar se flakët që vazhdojnë të digjen në të paktën 10 lokacione.

Pamjet tronditëse ajrore tregojnë fusha dhe shtëpi të djegura në Wennington, afër Rainham, ndërsa shtëllunga të mëdha tymi kanë zënë qiellin.

Ka qenë era ajo që ka çuar flakët drejtë shtëpive, duke larguar kështu nga zona edhe banorët.

Një banore ka deklaruar për Sky News se ishte evakuuar bashkë me partnerin e saj, i cili ka probleme në mushkëri.

“Ne menduam se ishte një nga fushat që po digjej pas shtëpisë sonë. Por më pas një fqinj më telefonoi dhe më tha se bari kishte marrë flakë.

Pashë tymin e zi dhe helikopterët që erdhën dhe më shumë policë hynë në lagjen tonë. Zjarri po përhapej shumë shpejt. dhe me të vërtetë po përhapej shumë shpejt. Mendoj që ishte era ajo që i ndikoi”, tha Lynn Sabberton

Ndërsa, Freya Gutteridge, 23 vjeç, nga Hornchurch tha për agjencinë e lajmeve PA se e gjitha ishte një çmenduri.

“Të gjithë jemi shumë të shqetësuar, era është e fortë dhe po shohim në lajme që shumë shtëpi janë në flakë dhe nuk ka mjaftueshëm makina zjarrfikëse. Është çmenduri. Ne e dimë se nëse do të ishim në ndonjë rrezik, do të evakuoheshim, por ka stacione karburanti përreth dhe gjëra të tilla, kështu që ne jemi më të frikësuar për të gjithë në zonë”, tha ajo.

Të tjerë janë evakuuar nga shtëpitë e tyre ndërsa flakët kanë shpërthyer në Dagenham, në lindje të Londrës këtë pasdite.

Shërbimi i Zjarrfikësve tha se 18 makina zjarrfikëse ishin tani në vendngjarje në Dartford.

“Zjarrfikësit po përdorin një njësi mjegullimi, dy automjete të gjithë terrenit dhe një transportues uji me shumicë për të vënë zjarrin nën kontroll dhe për të shuar flakët.

Njësia e shpëtimit teknik është gjithashtu e pranishme dhe ekuipazhet janë duke përdorur një makinë telekomanduese për të fikur zjarret dhe për ta ndaluar të përhapet më tej. Nuk është raportuar për të lënduar”, tha zëdhënësi i zjarrfikësve.

Fushat aty pranë janë djegur plotësisht ndërsa rreth 100 zjarrfikës po merren me flakët.

Shërbimet e trenave në Essex aty pranë janë pezulluar gjithashtu pjesërisht, pasi zjarri shpërtheu pranë shinave të trenit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *