Pamjet brenda parkut të Shtëpisë së Pavarësisë, Rama: Së shpejti nis puna edhe për tre Portet e reja






Kryeministri Edi Rama inspektoi ecurinë e punimeve në sheshin e Flamurit, ndërtimin e Parkut të Shtëpisë së Pavarësisë dhe infrastrukturën lidhëse të rrugës Transballkanike me detin.

Projekti tha Rama po ecën me ritme të shpejta dhe qytetarët do kenë mundësi ta përshkojnë me këmbë apo me biçikleta rrugën nga sheshi përmes Lungomares deri tek tuneli.

Projekti i sheshit dhe parkut, shpjeguan zbatuesit e punimeve, është konceptuar me të paktën 16 lloje të ndryshme palmash, ku mbi 80% shtohen të reja.

“Do të punohet me nivele të ndryshme, për të krijuar një konfiguracion të plotë”, – u shprehën ata.

E gjithë hapësira është pastruar nga ndërtimet informale, duke u krijuar një hapësirë deri dje e padukshme nga ndërtimet që kishin zënë pamjen dhe lidhjen e Sheshit të Flamurit me detin.

Ndërkohë sipas nënkryetarit të Bashkisë Vlorë, Afrin Qendro, kanë përfunduar punimet nëntokësore.

“Disiplinuam ujërat e bardha sepse këtu ujërat e bardha bashkoheshin me të zezat”, – u shpreh Qendro.

Rreth 80% e sipërfaqes së projektit tashmë ka marrë formë, ndërsa punimet janë intensifikuar dhe po shkojnë drejt përfundimit.

“Po ecin me ritme të shpejta punimet për Parkun e Shtëpisë së Pavarësisë dhe infrastrukturën lidhëse të Transballkanikes me zonën e portit, një hapësirë e re spektakolare publike për qytetin, vizitorët e turistët🌊☀️. Së shpejti nis puna edhe për tre Portet e reja ai Turistik, i Mallrave dhe Porti i Peshkatarëve”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *