Pamjet e frikshme të anijes së përmbysur pranë portit (Video)

12:36 14/04/2021

Forcat e kërkim shpëtimit janë vënë në kërkim të stafit të zhdukur të një anije të madhe e cila u përmbys në brigjet e Louisiana-s në SHBA-së. Sipas asaj që shkruajnë mediat ndërkombëtare mësohet se në bord kanë qenë 18 persona. Deri më tani janë shpëtuar 6 prej tyre.

Anija 39 metra e gjatë u përmbys 12 kilometra larg portit Fourchon. Një zëdhënës i kompanisë së transportit Seacor Marine tha se kjo anije u përkiste atyre. Anija e përmbysur quhet anije ashensor dhe përdoret për shpime dhe eksplorime.

Roja Bregdetare amerikane tha se kishte marrë një njoftim emergjence në radio se atje kishte një anije në vështirësi. Roja bregdetare më pas ka ndërhyrë dhe ka shpëtuar dy persona. Katër të tjerë janë shpëtuar nga anije civile që kanë ndërhyrë për të ndihmuar për situatën.

Shërbimet meteorologjike kanë parashikuar dallgë të mëdha për shkak të motit të keq në këto brigje të SHBA-së. /tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *