Pamjet e pabesueshme, uji “gllabëron” shtëpinë në pak sekonda

21:38 18/10/2021

Ky është momenti i pabesueshëm kur uji “gllabëron” një shtëpi. Pamjet u regjistruan në Indi, në shtetin e Kerala, aty ku përmbytjet e shkaktuara nga shirat e dendura i kanë marrë jetën të paktën 26 personave. Në mesin e viktimave janë edhe 5 fëmijë. Shumë njerëz rezultojnë të zhdukur dhe numri i viktimave mund të rritet.

Janë të shumta shtëpitë që rrjedha e lumenjve të dalë nga shtrati i mori me vete. Kottayam dhe Idukki janë dy prej rajoneve më të prekura në shtetin e Kerala, ku shiu i dendur që ra për disa ditë më radhë shkaktoi rrëshqitje vdekjeprurëse të tokës.

Lumenjtë e fryrë morën po ashtu para shumë ura që lidhnin fshatrat. Gjatë kësaj të hëne, autoritetet hapën disa diga nëpër shtetin e Kerala me qëllim që të ulnin rrezikun nga përmbytjet./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *