Pamjet e para të Marsit nga sonda kineze

18:45 27/06/2021

“Zhurong” kryen analiza tĂ« pĂ«rbĂ«rjes gjeologjike tĂ« planetit tĂ« kuq

Këto janë të parat filmime të sondës kineze Zhurong, me mision zbulimin e sipërfaqes së Marsit, që janë publikuar nga Agjencia Hapësinore e Kinës.

Xhirimet u kryen nga kamera e vendosur në bordin e sondës, ku duket qartë momenti i hapjes së parashutës që mundësoi një ulje të lehtë mbi sipërfaqen e planetit të kuq.

Ulja u krye më 14 Maj. Misioni i sondës është të grumbullojë informacione mbi përbërjen gjeologjike të Marsit, praninë e mundshme të mikrogjallesave, përbërjen atmosferike dhe fenomenet e motit.

 Zhurongu ka kryer deri mĂ« tani 42 ditĂ« marsiane kĂ«rkimesh nĂ« rajonin e njohur si Utopia Planitia. Çdo ditĂ« marsiane zgjat 39 minuta mĂ« shumĂ« se nĂ« tĂ« tokĂ«. Synohet qĂ« misioni tĂ« zgjasĂ« deri nĂ« 90 ditĂ«.

Sonda 236 metërshe me peshë 240 kilogramëshe ka një madhësi të përafërt me sondat amerikane të NASA-s që kryejnë aktualisht kërkime në Mars. Zhurong është e para sondë kineze e dërguar në planetin e kuq.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *