Pamjet e patransmetuara brenda klasës me nxënës, momenti kur tërmeti trondit vendin

17:41 02/06/2022

Televizioni shtetëror kinez ka transmetuar pamjet brenda një klase me nxënës shkolle kur një tërmet i fuqishëm tronditi provincën Sichuan. Tërmeti ishte me magnitudë 6.1 i shkallës Rihter. Në pamjet e kamerave të sigurisë shihen nxënësit duke u futur poshtë bankave sapo ndjejnë lëkundjet sizmike.

Tërmeti i parë ishte regjistruar në një thellësi 17 kilometra nën tokë. Disa minuta më vonë një tjetër tërmet i dytë goditi vendin, me magnitudë 4.5. Katër persona humbën jetën dhe 14 të tjerë mbetën të plagosur si pasojë e lëkundjeve sizmike.

Sichuan është një zonë sizmike. Në vitin 2008, veriperëndimi i Sichuan u trondit nga një tërmet i fortë me magnitudë 8. /tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com