Pamjet e rënda, momenti kur rrëzohet avioni i miliarderit me 8 persona në bord

19:10 05/10/2021

Këto janë pamjet e aksidentit tragjik të ndodhur të shtunën e 3 Tetorit në Milano të Italisë, ku u shuan 8 persona.

Pamjet, e publikuara nga Corriere Della Sera, janë filmuar nga kamera e një automjeti. Në to shihet momenti kur avioni Pilatus PC 12 bie pikiatë mbi një ndërtesë. Vetëm pak çaste pas përplasjes, shihen flakë e tym.

Avioni i vogël drejtohej nga Dan Petrescu, miliarderi rumun 68 vjeç. Në bord ndodhej edhe bashkëshortja e tij, si dhe djali 30-vjeçar. Bashkë me ta humbën jetën edhe një mik i djalit të çiftit Petrescu, si dhe një sipërmarrës italian së bashku me familjen e tij, mes të cilëve edhe djali 2 vjeç.

Avioni sapo ishte ngritur nga Linate dhe kishte si destinacion Sardenjën./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *