PAMJET/ Ndeshja Skëndërbeu-Kukësi, dy futbollistë përfundojnë në spital, detaje

Pas ndeshjes Skëndërbeu-Kukësi në Korçë, dy lojtarë një i Skënderbeut dhe tjetri i Kukësit, kanë pasur probleme shëndetësore.

Bëhet fjalë për futbollistin e Skënderbeut, Randi Dumfor dhe Kleandro Lleshi i Kukësit.

Të dridhura, ethe dhe simptoma të tjera kanë ndjerë futbollistët në fjalë e për këtë arsye kanë ndërhyrë menjëherë stafet mjekësore në dhomat e zhveshjes.

Më pas për të stabilizuar gjendjen e tyre është dashur të lajmërohet autoambulanca e cila ka transportuar Randin në spitalin e Korçës ndërsa Lleshi ka udhëtuar me familjarët drejt spitalit te qytetit.

Siç shihet edhe nga pamjet këto janë momentet e transportimit të njërit prej futbollistëve nga stadiumi i qytetit.

[embedded content]

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts