PAMJET/ Publikohet momenti kur 26-vjeçarja nga Vlora dërgohet në dhomën e hotelit, e droguar dhe thuajse e pavetëdijshme

pamjet publikohet momenti kur 26 vjecarja nga vlora dergohet ne dhomen e hotelit e droguar dhe thuajse e pavetedijshme
pamjet publikohet momenti kur 26 vjecarja nga vlora dergohet ne dhomen e hotelit e droguar dhe thuajse e pavetedijshme

Ky është momenti kur vajza merret nga krahët dhe futet në hotel nga një person, i cili dyshohet se nuk është i dashuri i saj.

Vajza është dukshëm në gjendje jo të mirë dhe e paaftë për të gjykuar apo për të dhënë miratim.
Sikurse mund të shihet ajo dërgohet në dhomën e hotelit nga një person përkrahësh pasi nuk është në gjendje të ecë.

[embedded content]

Personi që e shoqëron nuk është i dashuri i saj, por Albi Ceno, njeri nga të arrestuarit nën akuzën e përdhunimit. Në një moment tjetër vajza shihet edhe e ulur te shkallët e hotelet, teksa bën lëvizje të çuditshme, e më pas rreshket mbi shkallë.

Më herët, në një tjetër video të publikuar nga ‘Pirajnat’ vajza është shprehur se; ‘nuk kam vajtur me dëshirë me këta persona sepse isha e lidhur vetëm me njërin prej tyre’. Kështu është shprehur 26-vjeçarja vlonjate e abuzuar pak ditë më parë.

‘Nuk do t’i fal asnjëherë’, është shprehur ajo.

Emisioni ‘Piranjat’ sjell dëshminë ekskluzive të vajzës e cila u bë pre e tre përdhunuesve në Vlorë.

Për më shumë na ndiqni të premten në orën 20:44 në emisionin Piranjat në Syri TV.

Ndërkohë, Gjykata e Vlorës vendosi masën ‘arrest me burg’ për dy të arrestuarit e akuzuar për mbajtjen me forcë dhe abuzimin seksual të 26-vjeçares pak ditë më parë në po këtë qytet.  Seanca gjyqësore ndaj Albi Cenos dhe Oltjon Tahirit u drejtua nga gjyqtari Hektor Sinanaj.

Dhënia e masës së sigurisë do të zhvillohet edhe për Gentjano Mehmetin dhe personin e katërt të përfshirë në ngjarje me inicialet V.K., të cilët ndodhen në arrati.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts