Pamjet/ Regjistrohen sërish shpërthime në Ukrainë, komanda e ushtrisë: Separatistët po sulmojnë me predha

pamjet regjistrohen serish shperthime ne ukraine komanda e ushtrise separatistet po sulmojne me predha
pamjet regjistrohen serish shperthime ne ukraine komanda e ushtrise separatistet po sulmojne me predha

Shpërthime të shumta janë regjistruar mëngjesin e sotëm në qytetin Donetsk, që kontrollohet nga separatistët. Reuters shkruan se origjina e shpërthimit në veri të qytetit nuk është akoma e qartë, ndërsa nuk ka pasur reagime nga qeveria e mbështetur nga Moska në Republikën Popullore të Donetsk.

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dymtro Kuleba deklaroi se se forcat e vendit po veprojnë me përmbajtje, pavarësisht bombardimeve intensive të artilerisë që nga e enjtja në të gjithë vijën e frontit në lindje nga pozicionet separatiste. Ndërkohë, bombardime intentensive janë konfirmuar nga komanda e ushtrisë së Ukrainës.

Komanda publikoi fotografi që tregojnë sulme me artileri në fshatin Novoluganskoe, në rajonin e Donetsk, të kontrolluar nga rebelët. Ushtria e Ukrainës tha se separatistët sulmuan me predha 122 mm. “Ka pasur 74 raste të sulmeve me predha përgjatë vijës së kontrollit nga pala separatiste, me 39 vendbanime të prekura në rajonet e Donetsk dhe Luhansk. Pesë fshatra kane mbetur pa energji elektrike”, tha ushtria.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts