Pamjet satelitore: Një autokolonë e madhe ruse drejt Kievit

00:07 01/03/2022

Imazhet satelitore tregojnë një autokolonë masive ruse që përparon drejt Kievit.

Fotot, sipas asaj që shkruan BBC, janë shkrepur gjatë paradites në Ukrainë. Ato tregojnë njësitë ushtarake ruse pranë aeroportit Antonov, rreth 27 km nga qendra e kryeqytetit.

Sipas Maxar Technologies, kompania që publikoi fotot, karvani është rreth 27 km i gjatë dhe ka qindra automjete të blinduara, tanke, artileri dhe mjete mbështetëse logjistike.

Në perëndim dhe veriperëndim të Kievit, fotografitë satelitore tregojnë automjete të blinduara të shkatërruara dhe një urë të dëmtuar pranë Irpin dhe Stoyanka./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.