“Panairi i librit është më shumë një dyqan librash”- Gazetarja Nikolla flet për sondazhin: E vështirë të besosh se 82% e shqiptarëve lexojnë

panairi i librit eshte me shume nje dyqan librash gazetarja nikolla flet per sondazhin e veshtire te besosh se 82 e shqiptareve lexojne
panairi i librit eshte me shume nje dyqan librash gazetarja nikolla flet per sondazhin e veshtire te besosh se 82 e shqiptareve

Gazetarja e kulturës në News 24, Fatmira Nikolla tha në emisionin “Kjo Javë” se prej vitesh, panairi i librit në Shqipëri nuk ka risi.

“Panairi prej vitesh nuk ka gjë ndryshe. Panairi i librit në Shqipëri është më shumë një dyqan librash se sa një panair siç janë në Itali apo Gjermani që janë një takim librarësh, botuesish apo agjentësh. Mos furnizimi i librarive të shkollave, e kthen panairin në një dyqan shitjesh. Megjithatë ka pasur edhe diskutime në sallën ovale sa i përket problematikave, si përkthimet etj”, tha ajo.

Nikolla u pyet edhe për sondazhin e pak ditëve më parë ku rezultoi se 82% e personave të pyetur lexonin libra. “Problemi i sondazhit që unë jam skeptike. Gjatë një viti sipas INSTAT në Shqipëri janë 11 milionë euro nga libri. Unë nuk besoj se janë shumë duke parë sa shtëpi botuese janë ashtu sikurse nuk besoj se 82% e shqiptarëve lexojnë. Mendoj se është dhe nuk është një sondazh realist”, deklaroi ajo.

Ajo bëri edhe një apel për bibliotekat e shkollave. ““Nuk ka pasur ulje të blerjes së librit. Sigurisht është ngjarjes dhe siç kanë theksuar gjatë gjithë kohë, e rëndësishme është që edukimi për librin nis që në shkollë dhe bibliotekat e shkollave duhet të furnizohen me tituj të rinj. Shumë biblioteka të shkollave kanë libra të para viteve ‘90”, u shpreh më tej.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts