Panasonic tenton blerjen e kompanisë Blue Yonder për 6.5 miliardë USD

13:34 08/03/2021

Kompania e prodhimit të pajisjeve teknologjike, Panasonic Crop kërkon të blejë kompaninë amerikane Blue Younder që është specializuar në prodhimin e sistemeve teknologjike të pajisjeve të ndryshme.

Deri tani mësohet se transaksioni mund të kape vlerën 6.5 miliardë Dollarë. Sipas Reuters kjo është blerja më e madhe e firmës japoneze që nga viti 2011.

Më herët Panasonic ka blerë 20% të aksioneve të Blue Yonder në 2020, por tani synon që të blejë pjesë tjetër të aksioneve. Nëse ky transaksionet kryhet , Panasonic do të ketë në zotërim Blackstone Group, por ende kjo gjë nuk është e konfirmuar.

Kompania japoneze synon të zgjerojë harduerin që kombinon softuerin, sensorët dhe pajisjet e tjera për të ndihmuar kompanitë të përmirësojnë efikasitetin e tyre.

Nga ana tjetër kompania Panasonic ende nuk ka reaguar lidhur me këto transaksione. Kompania japoneze prej vitesh operon në treg dhe njihet për prodhimin e pajisjeve teknologjike./tvklan.al









Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *