Pandemia COVID-19, regjistrohen 1 mijë e 334 raste aktive në Kosovë

Situata e pandemisë së koronavirusit në Kosovë duket se po shkon drejt qetësimit. Ditën e shtunë u shënuan vetëm 20 raste të reja, ndërsa u shëruan 197 pacientë. Ndërkohë që lajmi i mirë ishte se nuk pati asnjë viktimë.

Aktualisht në Kosovë regjistrohen1 mijë e 334 raste aktive në nivel vendi.

“Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Janë shëruar 197 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 103.908. Në total numri i rasteve aktive është 1.334”, thuhet në njoftimin e fundit të Ministrisë së Shëndetësisë.

Po ashtu në njoftimin e MSh-së thuhet se mbi 78 mijë qytetarë tashmë janë vaksinuar kundër COVID-19.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *