Pandemia e COVID-19 në Kosovë, ja sa qytetarë kanë marrë deri tani vaksinën

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive me koronavirus është 1,095. Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 156,333, ndërsa nga fillimi i pandemisë kanë vdekur 2,972 persona.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 9.795 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.456.845 doza të vaksinës. Po ashtu mësohet se deri më sot 632.567 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Ndërkaq, në ShSKUK për COVID-19 janë duke u trajtuar 102 pacientë. Prej tyre, 66 me oksigjeno-terapi dhe 5 në mjekimin intensiv, në gjendje të rënduar shëndetësore.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *