Pandemia e COVID-19, Ukraina shkarkon ministrin e tretë të Shëndetësisë

Parlamenti i Ukrainës votoi për shkarkimin e ministrit të Shëndetësisë, Maksym Stepanov, për shkak të trajtimit të pandemisë së koronavirusit.

Ligjvënësit votuan me 292 vota për dhe një kundër shkarkimit të Stepanovit. Ky është ministri i tretë i Shëndetësisë që shkarkohet, që nga fillimi i pandemisë, pranverën e vitit të kaluar. Shkarkimin e kërkoi kryeministri Denys Shmyhal.

Me më shumë se 2 milionë infeksione të regjistruara me koronavirus dhe mbi 48,000 viktima, Ukraina është ndër vendet në të goditura në Evropë nga pandemia. Ky vend po ashtu mbetet prapa në fushatën e vaksinimit. Deri më 18 maj, rreth 950,000 ukrainas kanë marrë dozën e parë të vaksinës.
Të martën, Parlamenti i Ukrainës miratoi edhe dorëheqjen e ministrit të Ekonomisë, Ihor Petrashko, dhe të Infrastrukturës, Vladyslav Krykliy. Ata nuk i zbuluan arsyet e dorëheqjes. Ekonomia e Ukrainës është tkurrur për 2 për qind në çerekun e parë të vitit 2021.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *