Pandemia e klima, çështjet e nxehta të G7

19:50 10/06/2021

Diskutohen edhe marrëdhëniet post Brexit, lideret priten me këngë

Presidenti i SHBA Joe Biden dhe homologët e tij të G7 do të mblidhen në qytetin piktoresk bregdetar të Gjirit Carbis, për takime ballë për ballë. Pandemia dhe ndryshimi i klimës do të jenë në rendin e ditës.

Ndër çështjet e tjera që pritet të diskutohen janë edhe marrëdhëniet tregtare të Irlandës së Veriut, duke theksuar faktin se Britania duhet ta zbatojë atë dhe të mos bëjë ndryshime të njëanshme.

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, në një konferencë shtypi të Enjten përpara takimit të nivelit të lartë, tha se protokolli ishte zgjidhja e vetme për të shmangur një kufi të fortë në ishullin e Irlandës.

“Ne ramë dakord me Mbretërinë e Bashkuar që protokolli ishte zgjidhja e vetme që siguronte mungesën e një kufiri të fortë të Irlandës së Veriut. Ne kemi debatuar me të vërtetë që prej vitesh dhe kemi gjetur zgjidhjen e vetme. Kemi treguar fleksibilitet, do të tregojmë fleksibilitet, por protokolli dhe marrëveshja e tërheqjes duhet të zbatohen plotësisht”, është shprehur Ursula Von Der Leyen.

Siguria për G7 është tepër e rreptë në vendpushimin bregdetar anglez Carbis. Policia ka mbyllur rrugët, duke ngritur gardhe çeliku dhe duke vendosur kufizime të tjera në vend.

Liderët u pritën me këngë. Duke shëtitur në Falmouth në Anglinë jugperëndimore, grupi vendas Bryher’s Boys interpretoi këngën tradicionale “Lamorna” për të kënaqur shikuesit.

Të 11 burrat, të moshës në mes të viteve 50-të deri në mes të viteve 70-të, u bënë të famshëm në media sociale gjatë pandemisë së Covid-19.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *