Pandemia është harruar në Madrid, Reali pritet të arkëtojë shifrën stratosferike








Reali i Madridit është një nga klubet e mëdhenj që i ka barë ballë më mirë se kushdo krizës financiare si rrjedhojë e pandemisë COVID-19. Shumë klube janë gjendur në vështirësi serioze, ku në Spanjë rasti më ekstrem është Barcelona.

REAL MADRID

Por, Reali, në ndryshim nga katalanasit, jo vetëm që nuk e ka ndier krizën, por duket se ka dalë edhe më i fortë prej saj. E, ndërsa rezultatet janë të kënaqshme në kampionat e në Champions, lajmet e mira vijnë edhe nga financat e klubit.

Siç raportojnë mediat spanjolle pranë Realit, klubi madrilen po rikuperon me shpejtësi humbjet e shkaktuara nga pandemia dhe me hapjen e stadiumeve dhe rikthimit me kapacitet të plotë bilanci po kthehet pozitiv.

Dhe parashikimet për sezonin aktual janë mbresëlënëse, teksa arkëtimet pritet të arrijnë nivelet e para pandemisë, madje dhe më mirë. Sipas portalit “2playbook”, i specializuar në industrinë e sportit, Reali i Madridit do të kalojë shumën e 800 milionë euro arkëtime deri në fund të sezonit 2021-2022.

Në rast se të gjitha pritshmëritë do të realizoheshin, në këtë mënyrë, Reali i Madridit do të bëhej një ndër klubet e pakta të mëdha që do ta mbyllin bilancin pa humbje. Në sezonet e fundit, Reali i Madridit ka raportuar gjithnjë fitim financiar që arrin në shifrat e 34 milionë eurove në sezon.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *