Pandemia globale merr fund brenda një viti?

16:33 24/09/2021

Kreu i Moderna-s: Doza të mjaftueshme për imunizimin e gjithë popullisë

Pandemia e koronavirusit mund të marrë fund brenda një viti. Vlerësimi është i Stefan Bonselit, drejtorit ekzekutiv të gjigantit amerikan të farmaceutikës Moderna, i cili në një intervistë për të përditshmen zvicerane Noje Cyrsher Cajtung thotë se zgjidhjen po e sjell imunizimi anti-Covid i popullatës globale përmes vaksinave dhe kalimit natyral të infektimit.

Sipas tij, kapacitetet e prodhimit tĂ« vaksinave nĂ« shkallĂ« globale janĂ« rritur sidomos gjatĂ« kĂ«tyre 6 muajve tĂ« fundit. Deri nĂ« mesin e vitit tĂ« ardhshĂ«m, sqaron Bonsel, do tĂ« ketĂ« mjaftueshĂ«m doza pĂ«r imunizimin  e gjithĂ« popullatĂ«s globale.

Drejtori ekzekutiv i Modernës shprehet se qeveritë botërore duhet të lejojnë vaksinimin për të gjitha moshat, përfshirë edhe fëmijët. Po ashtu ai rekomandon lejimin e injektimit edhe të dozave përforcuese çdo vit, sikurse ndodh me imunizimin e popullatës kundër gripit.

Vaksinat e Modernës që kanë të njëjtën metodologji për krijimin e imunitetit si ato të Pfizer-BioNTech me lajmëtarin e ARN-së, po përmirësohen për të rritur efektivitetin e mbrojtjes kundër variantit Delta – thotë Bonsel.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *