Pandemia i ndau, 36-vjeçari egjiptian vuan nga mungesa e bashkëshortes 81-vjeçare: Kam frikë se kur të kthehem do e gjej të vdekur!

Historia e dashurisë së 81-vjeçares britanike Iis Jones me egjiptianin 45 vite më të ri, Mohamed Ahmend, u bë kryefjala e mediave disa kohë më parë.

Çifti është njohur nëpërmjet rrjeteve sociale në vitin 2019-ë, ndërsa tanimë, si pasojë e COVID-19 ato po jetojnë të ndarë.

Mohamed, është duke jetuar në Egjipt, ndërsa Iris në Britani. Frika e djalit, është se kur të kthehet në ishull, gruaja e tij mund të ketë vdekur. Ai vuan faktin, që me të, mund edhe të mos takohet më kurrë.

“Unë jam ndarë nga dikush që e dua marrëzisht, është shumë e vështirë. Çdo ditë qëndrimi me të është e çmuar, dua të ribashkohem me Iris”, tha Mohamed.

Për këtë ndarje ka reaguar dhe Iris. Ajo thotë se i mungon shumë i dashuri, ndërsa shton, se do të bëjë gjithçka që të ribashkohen sërish.

“Kur nuk jam me të vetëm qaj. Më mungon. Dua shumë ta kem pranë dhe të ndaj kohën time me të. Shkoj te mjeku për të marrë receta shëndetësore, ndihem aq keq që shkoj vetëm, dua të shkoj me Mohamed. Ai është gjithçka për mua”, është shprehur Iris.

Iris ka zbuluar se dy djemtë e saj, Stephan dhe djali i saj më i vogël Darren 53 vjeç e ka bekuar këtë lidhje dhe janë shumë të lumtur për të.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *