
Një i vdekur dhe tetë raste pozitive me koronavirus janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë.
Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, në total numri i rasteve aktive është 174.
MSH njofton se në 24 orët e fundit është shënuar 1 rast i vdekjes, ndërsa në total numri i vdekjeve nga fillimi i pandemisë është 2,252.
Sot janë shëruar 9 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.227. Në 24 orët e fundit janë dhënë 965 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 133.868 doza të vaksinës. Deri më sot 17.811 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al