Pandemia në Kosovë, 13,666 raste aktive me koronavirus

13,666 raste rezultojnë aktive me koronavirus në Kosovë.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se numri total i rasteve pozitive është 89.507 raste nga 422.380 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2. Ndërkohë që numri i vdekjeve është 1.858.
IKSHPK njofton se numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 73.983 raste. Një ditë më parë ka nisur vaksinimi i personelit shëndetësor në Klinikën Infektive dhe në sallën sportive “1 Tetori” në Prishtinë.

Isme Humolli, zyrtare profesionale e emergjencave e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) në Kosovë tha se është e domosdoshme të përforcohen masat për parandalimin e përhapjes së Covid-19. Humolli shtoi se nuk beson se do ketë mbyllje totale të vendit, por është e domosdoshme të përforcohen masat.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *