Pandemia reduktoi transportin ajror

23:44 11/03/2021

Europa shënoi rënie me 85%, ndërsa Azia arriti në 94%

Vit katastrofik është përkufizuar 2020 për transportin ajror botëror. Sipas të dhënave nga IATA, fluturimet ndërkombëtare të pasagjerëve ranë me -76%.

Drejtori i përgjithshëm i Asosacionit Ndërkombëtar të Transportit Ajror, thotë se viti i kaluar ka qenë më i rëndi i verifikuar ndonjëherë.

Kontinenti që shënoi reduktimin më të madh ka qënë Azia që arriti deri në -94%, ndërsa ai në Evropë shënoi të dhënat më të rënda ne muajin dhjetor me -82.3%.

Parashikimet e agjensisë ndërkombëtare flasin për një tjetër vit mjaft të rëndë për sekrtorin e kompanive ajrore. Në muajin janar prenotimet në rang botëror shënuar -70% në krahasim me janarin e vitit 2019, që merret si referencë.

Pandemia ka ndikuar mjaft negativisht mbi transportin ajror, duke detyruar mbyllje pothuajse totale. Pasagjerët janë të detyruar, edhe ne rastet që mund të udhëtojnë, të përballojnë një sërë restriksionesh globale, në ndryshim të vazhdueshëm, por edhe ndryshe nga njëri vend në tjetrin.

Për këtë arësye kreu i agjensisë ndërkombëtare Alexandre De Juniac i kërkon qeverive t’i vijnë në ndihmë sektorit që tashmë është gjunjëzuar.

Klan News









Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *