Pandemia zbeh karnavalet e famshme të Rios

[embedded content][embedded content]

23:20 27/02/2022

Anulohen festimet zyrtare, por njerëzit nuk ndalen

Festimet e famshme të karnavaleve të Brazilit janë zbehur këtë vit për shkak përhapjes së variantit Omikron.

Autoritet braziliane njoftuan se nuk do të ketë festime zyrtare, por kjo nuk i ka penguar njerëzit të gjejnë mënyra për të festuar duke organizuar vetë festa private.

Parada spektakolare e shkollave Samba në Rio është shtyrë për në muajin prill. Edhe festat e shfrenuara në rrugët  e qytetit janë anuluar gjithashtu .

Organizatorët e quajtën “zhgënjyes” vendimin e qeverisë për të anuluar festimet pasi ata thonë se kryeqyteti është kthyer në normalitet dhe se situata e  covid-19  paraqitet e stabilizuar .

“Ka festa çdo fundjavë, në rrugë, kështu që ndalimi i tyre gjatë karnavaleve nuk ka kuptim,  Njerëzit me të vërtetë duan të festojnë”, thonë organizatorët.

Gjithsesi mungesa e eventeve zyrtare nuk e ka penguar ardhjen e turistëve nga e gjithë bota.

Ata kanë shijuar plazhet e qytetit dhe sipas autoriteteve braziliane kanë mbushur gati 80%  të kapacitetit të hoteleve në vend.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.