Paneli i OBSH -së këshillon dozën e tretë të vaksinës

paneli i obsh se keshillon dozen e trete te vaksines

paneli i obsh se keshillon dozen e trete te vaksines

11:22 12/10/2021

Rekomandohet për personat me sistem të dobët imunitar dhe të moshuarit

Një grup ekspertësh që këshillon Organizatën Botërore të Shëndetësisë  ka rekomanduar të ofrohet një dozë e tretë e vaksinës për personat e moshuar dhe ata me sistem të dobët imunitar.

Dr. Katherine O’Brien, drejtoreshë e departamentit të OBSH –së për vaksinat  tha se dozat e treta duhet t’u jepet njerëzve një deri në tre muaj pas dozës së dytë, për t’i mbrojtur ata nga sëmundjet e rënda, shtrimi në spital dhe vdekja.

Injektimi do t’u bëhet personave që kanë sistem të dobët imunitar pasi ata kanë një rrezik të lartë nga Covid-19.

Doza e tretë nuk rekomandohet për personat e shëndetshëm, që kanë reagim normal imunitar ndaj vaksinimit dhe nuk kanë sëmundje të tjera.

Rreth 1.5 miliardë doza janë në dispozicion globalisht çdo muaj, të mjaftueshme për të arritur objektivin e vaksinimit të 40% të popullsisë së secilit vend deri në fund të vitit, por shpërndarja ka qenë e pabarabartë.

Shumë vende tashmë kanë nisur të ofrojnë dozat e treta për qytetarët e tyre por më herët ato janë kritikuar nga OBSH-ja pasi shumë vende të varfra ende nuk kanë marrë dozat e para të vaksinës.

Sipas Universitetit Johns Hopkins në SHBA, koronavirusi ka prekur mbi 238 milionë njerëz në të gjithë botën. Prej tyre, mbi 4.8 milionë persona kanë humbur jetën.

Klan News

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts