Panik në aeroplan, burri tenton të hapë derën e gjatë fluturimit, stjuardesa reagon dhe e bën të pendohet (VIDEO)

Aeroplani i kompanisë “American Airlines” është detyruar të bëjë një ulje emergjente në aeroportin ndërkombëtar të Kansas City, për shkak të një pasagjeri.

Sipas mediave të huaja, një 50-vjeçar nisi të shfaqte anën problematike, teksa tentoi për të hapur derën e aeroplanit gjatë fluturimit.

Ndërhyrja e stjuardesës ka bërë që të ndalohet kjo situatë aspak e hijshme. Ajo është detyruar të godasë burrin me një shishe shampanje në kokë për ta neutralizuar dhe vendosur qetësinë në bord.

Pasi aeroplani zbriti në tokë, policia dhe FBI-ja u futën brenda dhe arrestuan burrin, shkruajnë mediat.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.