Panik në Indi, leopardi del për “gjah” në qytetet, plagosen 15 qytetarë, midis tyre fëmijë

Një leopard ka plagosur të paktën 15 persona, përfshirë gra dhe fëmijë, në disa sulme në një qytet në Indi.

Roja e pyllit, ka thënë për “Times of India” se macja e egër ka qenë e uritur dhe ndaj ka dalë për ushqim në qytetin Jorhat në shtetin e Assam. Kafsha endej rrugëve të Jorhatit, ku afër qytetit është një pyll.

Në një video që po bën xhiron e botës, shihet leopardi  duke kërcyer mbi një gardh dhe më pas mbi një makinë duke plagosur 15 persona të cilët janë duke marrë ndihmë mjekësore.

Shefi i “Wildlife Trust of India”, Rathin Barman ka deklaruar për mediat vendase se kafsha është kapur dhe qytetarët janë më të sigurt. Barman dyshon se sjellja agresive e maces së egër vjen për shkak të lëndimeve që ka pasur në njërën këmbë.

Me shpyllëzimin e qytetit, qytetarët janë duke u përballur me sulme nga grabitqarët, ku shpesh herë janë vrarë kafshët shtëpiake.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts