Panik në Rimini/ Somalezi plagos me thikë 5 persona në autobus dhe rrugë, mes tyre një 5-vjeçar

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e djeshme qytetin e Riminit në Itali, ku një emigrant somalez ka plagosur me thikë 5 persona.

Ngjarja ndodhi në një autobus. Mediat italiane raportojnë se gjatë kohës që po kontrolloheshin biletat, agresori sulmoi me thikë dy gra dhe gjatë tentativës për t’u larguar plagosi në rrugë dhe tre persona të tjerë, mes tyre dhe një fëmijë 5 vjeç. Tgcom shkruan se fëmija u plagos në fyt.

Ndonëse tentoi arratisjen, emigranti me origjinë nga Somalia u arrestua nga policia.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *