Pankina e Partizanit, të kuqtë kontaktojnë kampionin me Tiranën për ta bërë pjesë të stafit









Klubi i Partizanit është vënë në lëvizje për t’i dhënë zgjidhje sa më shpejt situatës së pankinës pas largimit të Ilir Dajës. Po shqyrtohet çdo opsion i mundshëm dhe jo vetëm sa i përket trajnerit të parë.

erjon xhafa

Një nga idetë e klubit është të emërohet Dritan Mehmeti si trajner i ekipit dhe për t’i lehtësuar punën, mendohet të afrohet një emër të njohur i cili mund ta ndihmojë në këtë detyrë. Bëhet fjalë për Erjon Xhafën, ish-mbrojtësin e njohur të Dinamos e Tiranës, i cili ishte pjesë e stafit të Emanuel Egbo në vitin e titullit kampion te Tirana.

“Panorama Sport” ka mësuar se klubi i ka bërë një ofertë konkrete për ta bërë pjesë të stafit nën drejtimin e trajnerit të ri, ndërsa presin një përgjigje prej Xhafës. Në klubin e kuq duket se janë vënë në lëvizje për të mbyllur sa më shpejt çdo gjë dhe ditët në vijim pritet të kenë zhvillime që do të qartësojnë të ardhmen e stafit të kryeqytetasve.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.