Paolo Dibala mbetet jashtë listës së kombëtares argjentinase, trajneri Skaloni tregon arsyet: Ne kemi nevojë për lojtarë të…






Trajneri i Argjentinës, Lionel Skaloni ka lënë jashtë listës sulmuesin e Paulo Dibala. Gjatë një dalje për mediat tekniku 43-vjeçar ka thënë se sulmuesi i Juventusit nuk është në formën e tij më të mirë për të qenë pjesë e listës zyrtare për Kupën e Amerikës.

dybalargen

“Ne kemi nevojë për lojtarë të gatshëm, Paolo ka pasur një sezon të vështirë, dëmtimet e kanë penguar atë të luajë vazhdimisht. Është kthyer shumë vonë, ndër të tjera në një moment të komplikuar për Juventusin. Nëse do të kishim pasur 26 lojtarë, do ta kishim thirrur, por keni qenë të detyruar ta marrim këtë vendim para një liste kaq të kufizuar.

entrenamiento-dybala-seleccion-scaloni

Është vetëm një pauzë, vlera e tij nuk diskutohet, shpresoj që të rikuperojë sa më shpejtë formën dhe të kthehet me ne”- tha tekniku i Argjentinës.

27-vjeçari zhvilloi një sezon të vështirë me “Zonjën e Vjetër”, ku në 20 ndeshje të luajtur në Serinë A shënoi vetëm 4 gola dhe dha tre asiste.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *