Papa anulon vizitën në samitin e COP28 në Dubai

papa anulon viziten ne samitin e cop28 ne dubai
papa anulon viziten ne samitin e cop28 ne dubai

[embedded content][embedded content]

10:48 29/11/2023

Mjekët i kanë kërkuar Atit të Shenjtë që të mos planifikojë ushëtimin pas problemeve shëndetësore

Papa Françesku ka anuluar udhëtimin e tij të planifikuar në Dubai për samitin e klimës COP28 të organizuar nga OKB për shkak të infeksionit në mushkëri, duke shtuar shqetësimet për shëndetin e tij.

Ati i Shenjtë do të fillonte një vizitë tre-ditore në Dubai të premten. “Megjithëse gjendja e përgjithshme e Atit të Shenjtë është përmirësuar në lidhje me gripin dhe inflamacionin e rrugëve të frymëmarrjes, mjekët i kanë kërkuar Papës që të mos planifikojë udhëtimin për në Dubai për ditët në vijim”, tha Vatikani.

Ndërkaq Vatikani ka bërë gjithashtu të ditur se Papa do të kufizojë aktivitetet deri në përmirësimin total të shëndetit. Papa shprehu keqardhje që nuk mund të ishte i pranishëm, por do të shqyrtojë mundësinë se si mund të kontribuonte në diskutimet nga distanca. Edhe mesazhin e të dielës së kaluar Papa e dha së bashku me ndihmësin e tij brenda Vatikanit.

Këtë muaj Ati i Shenjtë nuk mund të lexonte fjalimi që kishte përgatitur për takimin me rabinët evropianë sepse kishte shfaqur shenja të të ftohtit. Në Qershor ai iu nënshtrua një operacioni për hernie ku kaloi nëntë ditë në spital. 

Papa Françesku do të mbante një nga fjalimet kryesore në Dubai të shtunën dhe do të kishte takime dypalëshe të njëjtën ditë me rreth 30 persona, duke përfshirë rreth 20 krerë shtetesh. Në një dokument të lëshuar në Tetor , Ati i Shenjtë u kishte bërë thirrje politikanëve në mbarë botën se ata nuk mund të fshihen mbi pasojat që po sjellin ndryshimet klimatike, ndërsa ka bërë thirrje gjithnjë për përdorimin e energjisë së rivonueshme.

Klan News

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts