Papa dënon krimet seksuale të priftërinjve francezë

23:57 06/10/2021

“Shpreh trishtim për viktimat, kjo është koha e turpit”

Papa Françesku e konsideron një moment turpi për kishën katolike gjetjet e raportit të Komisionit të Pavarur mbi Abuzimin Seksual të klerikëve francezë, ku pasqyrohen të dhëna dramatike, që përfshijnë periudhën nga viti 1950 e në vijim. Gjatë audiencës së përgjithshme të së mërkurës, Papa ndërsa shprehu indinjatën e tij lidhur me krimet seksuale, tha se ishte pranë të gjithë viktimave të pedofilisë të priftërinjve francez.

“Dëshiroj t’u shpreh viktimave trishtimin dhe dhimbjen time për traumat, që kanë pësuar, si edhe turpin tim, turpin tonë, turpin tim, për paaftësinë tepër të zgjatur të Kishës që t’i vendosë në qendër të shqetësimeve të saj. U siguroj atyre lutjet e mia. Lutem e të lutemi të gjithë së bashku: ‘Ty, o Zot, lavdia, neve turpi’: kjo është koha e turpit”.

Më tej ai inkurajoi ipeshkvijtë dhe që të vijojnë të gjitha përpjekjet që tragjedi të tilla të mos ndodhin më.

“U shpreh meshtarëve të Francës afërsinë dhe mbështetjen atërore përballë kësaj sprove – të vështirë, por të shëndetshme – dhe i ftoj katolikët francezë të marrin përsipër përgjegjësitë e tyre për të garantuar që Kisha të jetë shtëpi e sigurt për të gjithë”.

Raporti i Komisionit të Pavarur mbi Abuzimin Seksual në Kishën e Francës i porositur nga Konferenca Ipeshkvnore konstaton se gjatë periudhës 1950-2020, ka pasur së paku 216.000 viktima dhe se 3.200 priftërinj dhe rregulltarë janë përfshirë në krime pedofilie.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *