
23:39 16/04/2022
Papa Françesku dënoi mizoritë e luftës në Ukrainë në meshën e vigjiljes së Pashkëve Katolike.
“Të gjithë ne lutemi për ju dhe me ju. Ne lutemi sepse ka kaq shumë vuajtje. Ne mund t’ju japim vetëm shoqërinë tonë, lutjet tona dhe t’ju themi ‘guxim, ne ju shoqërojmë‘”, tha Papa Françesku.
Ai përfundoi duke thënë “Krishti u ringjall” në gjuhën ukrainase.
Mesha nuk u drejtua nga Papa, me sa duket për shkak të dhimbjes në këmbë që e ka detyruar të kufizojë aktivitetet. Në meshë mori pjesë Ivan Fedorov, kryebashkiaku i Melitopolit, i cili u kap nga forcat ruse muajin e kaluar dhe më vonë u lirua gjatë një shkëmbimi të të burgosurve./tvklan.al