Papa dënon sulmin rus: Në emër të Zotit, ndalni këtë masakër!

18:00 13/03/2022

Thirrjeve për të ndalur luftën në Ukrainë i është bashkuar edhe Papa Françesku. Nga sheshi Shën Pjetër në Vatikan, Ati i Shenjtë dënoi ashpër barbarinë e vrasjes së fëmijëve e të civilëve të pambrojtur, për të cilat tha nuk ka asnjë arsye që mund t’i justifikojë.

“Këtë javë Mariupoli, qyteti që mban emrin e Virgjëreshës Mari, u bë një qytet martir në luftën e rëndë që po shkatërron Ukrainën. Gjithçka që nevojitet është të ndalet agresioni i armatosur përpara se ai t’i kthejë qytetet në varreza”.

Ai bëri apel që palët të heqin dorë nga përdorimi i armëve dhe t’u rikthehen bisedimeve.

 “Le të ketë një lëvizje reale dhe vendimtare drejt negociatave dhe le të bëhen efektive dhe të sigurta korridoret humanitare. Në emër të Zotit, Unë ju kërkoj: ndalni këtë masakër!”

Papa kërkoi gjithashtu që të mirëpriten refugjatët e shumtë ukrainas ndërsa shprehu mirënjohjen e tij për të gjithë ata që po solidarizohen me ta.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.