Papa Françesku anulon vizitën në Ukrainë

18:39 23/04/2022

Megjithë aktivitetin e shtuar, forcat ruse nuk kanë bërë asnjë përparim në 24 orët e fundit pasi kundërsulmet ukrainase vazhdojnë të pengojnë përpjekjet e tyre. Inteligjenca e Mbrojtjes të Mbretërisë së Bashkuar ka deklaruar se forcat ajrore dhe detare të Rusisë “nuk kanë vendosur kontrollin për shkak të efektivitetit të mbrojtjes ajrore dhe detare të Ukrainës.

Kjo po ngadalëson përparimin e tyre në rajonin lindor të Donbasit të Ukrainës. Presidenti i Ukrainës Volodymr Zelensky pretendon se Moska ka ambicie për të pushtuar vende të tjera.

Moska po kërkon me çdo kusht kontrollin e plotë të Ukrainës Jugore, sipas gjeneralit rus Rustam Minnekayev, një deklaratë që përgënjeshtron pohimet e mëparshme të Rusisë se nuk kishte ambicie territoriale. Minnekayev, zëvendëskomandant i qarkut ushtarak qendror të Rusisë, u citua nga agjencitë shtetërore ruse të lajmeve se kontrolli i plotë mbi Ukrainën Jugore do t’i jepte qasje në një pjesë të shkëputur, të pushtuar nga Rusia në perëndimtë Moldavisë.

Pamjet satelitore ndërkaq kanë identifikuar varre masive të sapo gërmuara në periferi të Mariupolit. Ukraina vlerëson se dhjetëra mijëra civilë kanë vdekur në qytet gjatë bombardimeve dhe rrethimit të Rusisë dhe të paktën 100 mijë civilë janë ende brenda qytetit në pritje të evakuimit.

Forcat ruse po kërcënojnë gazetarët dhe kërkojnë që ata të përhapin pikëpamje pro-Kremlinit. Strategjia për të zëvendësuar mediat ukrainase me mbulimin e shtypit pro-Kremlinit përfshin kapjen e kullave të transmetuesve dhe mbylljen e aksesit në programet kombëtare të lajmeve ukrainase në zonat e kontrolluara nga forcat ruse. 

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres do të takohet me liderët rusë dhe ukrainas javën e ardhshme. Guterres pritet të takohet me presidentin rus Vladimir Putin dhe të ketë një takim pune me ministrin e Jashtëm Sergei Lavrov në Moskë. Shefit të OKB-së i është bërë presion kohët e fundit për të marrë një rol më aktiv në ndërmjetësimin e konfliktit.

Papa Françesku ka thënë se nuk do të vizitojë Ukrainën, siç e kishte menduar në fillim të muajit.

“Çfarë dobie do t’i bënte Papës të shkonte në Kiev nëse lufta do të vazhdonte të nesërmen?” tha ai për të përditshmen argjentinase La Nacion.

Presidenti i Këshillit Europian CharlesMichel i kërkoi presidentit rus Vladimir Putin që të angazhohet drejtpërdrejt në bisedime me homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelenskiy. Ai bëri thirrje për një armëpushim në Ukrainë.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.